Ing. Arben K. Kaso



Lindni më 19-Korrik-1952 në Qytetin e Tiranës në Shqipëri.  


Edukimin e lartë e kryen pranë "Universitetit Shtetëror të Tiranës" në Shqipëri , duke fituar titullin "Inxhinjer Ndërtimi për Vepra Civile, Industriale, Rrugë, Ura e Tynele".  Kryen Specializime pranë "Universitetit Shteror të Tiranës" në Shqipëri për "Projektimin e Konstruksioneve në Ndërtim".

Merr pjesë si vullnetar në të gjtha veprimtaritë e asaj kohe për ndërtim rrugëve e hekurudha në të gjithë Shqipërine.

Ne vitet 1982-1994 punon si Konstruktor, projektues strukturash e Supervizor ne " Institut te Studimeve e Projektimeve Urbanistike e Arkitektonike" në Tiranë Shqipëri. Po në vitet 1975-1994 merr pjesë në disa aksione, rindërtimi e rrestaurimi, të ndërtesave të dëmtuara nga Termetet, që kanë goditur territorrin e Republikes së Shqipërise. Prej vitit 1994 e deri në ditët e sotme vazhdon të punojë si profesionist i lirë në  projektimin e konstruksioneve, supervizionit, kolaudimit, preventivimit dhe drejtimin e punimeve në ndërtim.

Perfiton njësimin e diplomës Shqiptare dhe gjithë programimit mësimor në nivelin Batchlor Dee Gree, në vitin 2008 në USA.